Rooney dhe Ronaldo i japin fitoren Unitedit

dardanmiftari | Saturday, February 21, 2009 | 0 Komente

Kampionët e Ligës Premier, Manchester United, kanë shënuar fitoren e radhës duke e mposhtur në Old Trafford skuadrën e Balckburn Rovers me rezultat prej 2-1.
Djajtë e Kuq ishin skuadër shumë më e fuqishme sesa kundërshtari i tyre, sidomos pas kthimin e sulmuesit anglez Wayne Rooney, emri i të cilit u shënua në listën e golashënuesve. Ishte pikërisht numri dhjetë i Manchesterit, lojtari i cili e hapi takimin pasi pranoi një pasim nga Nani (23’). Mirëpo mysafirët e Blackburn arritën që t’i barazojnë shifrat duke bërë që pjesa e parë e ndeshjes të përfundojë me rezultat të barabartë. Pesëmbëdhjetë minuta brenda pjesës së dytë (60’) lojtari më i mirë në botë për vitin 2008, Cristiano Ronaldo, shënoi golin e dytë për vendasit, i cili rezultoi të jetë i fitores. Në minutat e fundit të takimit mysafirët krijuan presion para portës së Kuszczak, me shpresë për t’i barazuar sërish shifrat, mirëpo nuk arritën të bënin asgjë para mbrojtjes së fuqishme të Djajve të Kuq.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...