Spalletti: Do të jemi në çerekfinale

dardanmiftari | Tuesday, February 24, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Romës, Luciano Spalleti, është maksimalisht i motivuar për takimin e skuadrës së tij kundër Arsenalit dhe beson se lojtarët e tij do t’ia dalin mbanë pa ndonjë problem përballë Topçinjve.
Të mërkurën Roma do të jetë mysafir i Arsenalit në Emirates Stadium, për të zhvilluar ndeshjen e parë të 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa Sportmediaset.it e ka cituar trajnerin e Giallorosëve duke shprehur bindjen e tij se ekipi nga kryeqyteti italian do të vazhdojë në çerekfinale. “Është një ndeshje e komplikuar, por ne jemi këtu për fitore. Unë mund të vë bast që Roma do ta eliminojë Arsenalin”, ka thënë Spalleti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...