Spalletti: Roma meritoi tё mposhtet

dardanmiftari | Monday, February 16, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Romёs, Luciano Spalletti, nuk ka ankesa pas humbjes qё ekipi i tij pёsoi nё fushё tё Atalantas.
“Ështё njё humbje qё duhet tё pranohet, pasi Atalanta luajti mё mirё se ne dhe meritoi tё fitojё. Duke luajtur me mё shumё shpejtësi dhe intensitet, ata po ashtu kishin avantazhin e fushës, nё tё cilёn kurrë nuk jemi adaptuar”, ka thёnё Spalletti. Humbja do tё thotë se Roma do tё mbetet nё pozitën e gjashtё, edhe pse pati rastin tё ngjitet nё pozitën e katërt, qё dërgon nё Ligёn e Kampionёve. “Si edhe nga Catania, ne u rikthyem nё shtёpi pa pikё, por nё mes tё këtyre dy humbjeve ishin shtatё ndeshje dhe ёshtё shumё normale qё tё ngecim ca”, ka shtuar trajneri italian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...