Torres rikthen Liverpoolin nё krye tё tabelёs

dardanmiftari | Saturday, February 07, 2009 | 0 Komente

Fernando Torres ka bёrё mrekullinë duke i sjellё fitoren Liverpoolit nё çastet e fundit tё ndeshjes sё vështirё nё fushё tё Portsmouth, fitore kjo qё e ngrit ekipin e Rafa Benitez nё vendin e parё tё tabelës, sё paku deri nesër kur Manchesteri mund tё rimarr kreun.

Pas njё pjese tё parё pa gola, vendasit kaluan nё epërsi pas 17 minutash lojё nё pjesën e dytё me anё tё David Nugent pas njё asistimi tё ish-lojtarit tё Liverpoolit, Peter Crouch (62’). Por mysafirёt barazuan pas shtatё minutash me anё tё Fabio Aurelio.

Minutat e fundit tё ndeshjes ishin edhe mё spektakolaret. Dymbёdhjetё minuta para fundit, Hermann Hreidarsson riktheu epёrsinё pёr ekipin e drejtuar nga Tony Adams (78’), por pas shtatё minutash tjera (85’) holandezi Dirk Kuyt barazoi gjithçka.

Ishte sёrish sulmuesi spanjoll Fernando Torres, i cili u fut nё fushё si zёvendёsues, ai qё solli tri pikё tjera tё rёndёsishme pёr Liverpoolin. Torres, i cili vendosi fitoren edhe nё ndeshjen e kaluar ndaj Chelseat, shёnoi me kokё pas njё asistimi tё Benayoun.

Me kёtё fitore Liverpooli grumbullon 54 pikё, njё mё shumё se Manchester United qё megjithatë ka dy ndeshje mё pak. Djajtё e Kuq nesër mund tё rikthehen nё krye tё tabelës nёse nxjerrin pikё nё ndeshjen nё udhëtim tek West Ham United.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...