Totti dhe Perrotta nisin bisedimet për kontratat
Dy nga lojtarët kryesorë të Romës, Francesco Totti dhe Simone Perrotta, kanë filluar bisedimet për vazhdimin e kontratave, pasi që kontratat aktuale të tyre përfundojnë në qershor te vitit 2010.
Sipas “Corriere dello Sport”, simboli i Romës, Francesco Totti, dhe mesfushori italian, Simone Perrotta, sapo kanë filluar bisedimet për zgjatjen e kontratave me skuadrën kryeqytetase.
‘Er Pupone’ dëshiron që kontrata e re e tij të jetë valide deri në vitin 2014, mirëpo Roma dëshiron t’ia zgjat vetëm edhe dy vjet kontratën e tij aktuale, në të cilën Totti do të mbajë të drejtat e reklamave, ndërsa paga e tij do të mbetet e njëjtë, gjashtë milionë euro në sezon.
“Corriere dello Sport” njofton se mbrojtësi brazilian Juan dhe mesfushori italian Alberto Aquilani pritet që shumë shpejt të nënshkruajnë vazhdimin e kontratave, derisa e vetmja çështje për t’u zgjidhur mbetet kohëzgjatja e kontratës së Tottit.
Category: Futboll
0 Komente