Aguero: Dua ta mposht edhe Real Madridin

dardanmiftari | Monday, March 02, 2009 | 0 Komente

Pas fitores së mbrëmshme ndaj Barcelonës, sulmuesi i Atletico Madrid, Sergio Aguero, thotë se ekipi i tij do të luajë ndeshje sulmuese edhe në përballjen e vikendit ndaj Real Madridit, kur shpreson ta mposhtë kampionin në fuqi të Spanjës.
Sulmuesi argjentinas shënoi dy herë në fitoren e mbrëmshme prej 4-3 ndaj Barcelonës, fitore që ka ngritur moralin e lojtarëve të Atleticos. “Ishte e mrekullueshme. Një ndeshje vërtet e mirë. Dua ta falënderoj mbrojtjen që ishte e shkëlqyeshme. Kishte gabime të rastit, por përndryshe ishin shumë të mirë”, ka thënë Aguero. “Fitorja na ka dhënë shumë vetëbesim dhe mendoj se të shtunën do të luajmë me të njëjtin stil sulmues me të cilin luajtëm kundër Barcelonës. Vërtet dua ta mposht Real Madridin”, ka shtuar argjentinasi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...