Al Fahim dëshiron Maradonën dhe Messin te City

dardanmiftari | Wednesday, March 04, 2009 | 0 Komente

Sheiku Sulejman Al Fahim ëndërron që t’i shohë Diego Maradonën dhe Lionel Messin te Manchester City.
Pronari i Cityt që nga blerja e klubit ka shprehur dëshirë për t’i pasur të gjitha yjet në skuadër, ndërsa tani ka zbuluar dëshirën e tij që një ditë dëshiron ta ketë Maradonën si president të klubit, ndërsa Messin si lojtarin kryesor të skuadrës. “Nuk e di nëse Diego Maradona do të jetë një trajner i mirë. Ajo që unë mendoj është se ai duhet të qëndrojë në pozitën e kryetarit të klubit, dhe ta ketë të drejtën të zgjedhë dhe të blejë lojtarë”. “Kurrë më parë nuk kam bashkëpunuar me Maradonën, por shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti. Ndërsa Messi është një lojtar, i cili më detyron ta dua sërish përfaqësuesen e Argjentinës”, ka thënë Al Fahim për agjencinë “DPA”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...