Anglia fiton thellë ndaj Sllovakisë

dardanmiftari | Sunday, March 29, 2009 | 0 Komente

Kombëtarja angleze ka shënuar fitore të thellë prej 4-0 në miqësoren ndaj Sllovakisë të zhvilluar në Wembley, por ka marrë tre lëndime.
Emile Heskey, Carlton Cole dhe Peter Crouch që të tre janë në dyshim për ndeshjen e radhës të vlefshme për kualifikim në Botërorin 2010, që zhvillohet të mërkurën ndaj Ukrainës.Heskey shënoi golin e fitores pas 7 minutash lojë, por u zëvendësua nga Carlton Cole në minutën e 15-të për shkak të një problemi në këmbë. Zëvendësuesi i tij pësoi të njëjtin fat pas 20 minutash, dhe u zëvendësua nga Crouch, i cili nuk mundi t’i shmangej këtij fati, dhe u zëvendësua në minutën e 75-të.Wayne Rooney, i cili aktualisht mbetet sulmuesi i vetëm i padëmtuar, shënoi dy gola në këtë ndeshjes, një në minutën e 70-të dhe një në minutat shtesë të ndeshjes, të cilët gola futën në sandviç golin e Frank Lampard, i cili shënoi tetë minuta para fundit të ndeshjes.David Beckham u fut në lojë si zëvendësues dhe shkëlqeu në paraqitjen e 109-të të tij për kombëtaren angleze, duke thyer rekordin e Bobby Moore për numrin më të madh të paraqitjeve nga një lojtar (jo portier).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...