Arsenali iu rikthehet fitoreve

dardanmiftari | Wednesday, March 04, 2009 | 0 Komente

Nicklas Bendtner ka shënuar dy gola për t’i ndihmuar Arsenalit të shënojë fitore 3-1 në ndeshjen e Premierligës përballë West Bromwich.
Danezi gjeti hapësirë të mjaftueshme që në minutën e katërt të lojës, duke i dhënë Arsenalit një avantazh të hershëm. Por vendasit barazuan shumë shpejtë, pas vetëm tre minutash të tjera, kur Chris Brunt shënoi nga gjuajtja e lirë. Por topçinjtë sërish rikthyen avantazhin në minutën e 38-të, kur Kolo Toure dërgoi topin në rrjetë, pas harkimit të sulmuesit rus Andrei Arshavin. Një minutë para fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë të ndeshjes, Bendtner shënoi golin e dytë të tij dhe të tretin për Arsenalin, që ishte edhe goli i fundit i ndeshjes. Fitorja është e para në Premierligë për Arsenalin pas pesë barazimeve. Fitorja e fundit e topçinjve ishte më 17 janar ndaj Hull Cityt. Topçinjtë tash mbledhin 49 pikë pikë në pozitën e pestë, tre më pak se Aston Villa që nesër luan në fushë të Manchester Cityt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...