Berlusconi urdhëron uljen e pagave

dardanmiftari | Wednesday, March 04, 2009 | 0 Komente

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka filluar t’i ndërmarrë masat e para për dështimet e fundit të skuadrës së tij. Ai e ka urdhëruar shefin ekzekutiv Adriano Galliani që t’ua zvogëlojë pagat lojtarëve.
Milani aktualisht paguan 120 milionë euro për sezon vetëm pagat e lojtarëve, aq sa paguan edhe Interi, ndërsa Juventusi zë vendin e tretë me 115 milionë. Sipas MilanNewës.it, Berlusconi ka kërkuar uljen e pagave për 30% me qëllim që të përballet me gjendjen e vështirë të skuadrës, e cila nuk garon për asnjë trofe dhe rrjedhimisht nuk do të sjellë para të mëdha këtë sezon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...