Chiellini dhe Nedved të gatshëm kundër Romës

dardanmiftari | Thursday, March 19, 2009 | 0 Komente

Përkundër listës së gjatë të lëndimeve, Juventusi ka arritur të menaxhojë rikuperimin e dyve nga lojtarët kryesorë, Giorgio Chiellini dhe Pavel Nedved, para ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Romës.
Roma dhe Juventus takohen të martën mbrëma në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian, ndërsa pas informatave të reja, trajneri Caludio Ranieri po frymon më lehtë. Chiellini iu nënshtrua një ndërhyrjeje të suksesshme kirurgjike në hundë dhe pritet të jetë në formacionin bazë të bardhezinjve, por mund të mbajë maskë mbrojtëse. Ndërsa Pavel Nedved, i cili u lëndua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, pritet të kthehet në mesfushë për t’i mbështetur Alessandro Del Pieron dhe Vincenzo Iaquintan në sulm. Juventusi është dëmtuar shumë nga lëndimet këtë sezon, ndërsa përveç lojtarëve të tjerë, kundër Romës mungojnë Amauri, Mauro Camoranesi, Mohammed Sissoko dhe Nicola Legrottaglie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...