Galatasaray largohet nga Kupa UEFA
Skuadra e Hamburgut ka shënuar fitore në stadiumin Ali Sami Yen, kundër Galatasarayt për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës UEFA.
Ndeshja e zhvilluar të enjten mbrëma në Stamboll ndërmjet Galatasarayt dhe Hamburgut, ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire me rezultat 3-2. Vendasit krijuan epërsi të dyfishtë përballë kundërshtarëve gjermanë, me golat e Harry Kewel (42’) nga pika e bardhë dhe Milan Baros, i cili shënoi porsa filloi pjesa e dytë (48’), mirëpo turqit nuk arritën ta mbanin rezultatin deri në fund të takimit dhe u dënuan nga skuadra mysafire. Dy gola të shpejtë të Jose Paolo Guerreros (57’ dhe 60’) sollën baraspeshën e takimit, rezultat me të cilin Hamburgu ishte i kualifikuar. Ndërkaq, Ivica Olic i dha fund çdo dyshimi për skuadrën e kualifikuar në çerekfinale, duke shënuar golin e tretë për Hamburgun (90’).
Category: Futboll
0 Komente