Guardiola: Do ta thellojmë epërsinë sërish

dardanmiftari | Monday, March 02, 2009 | 0 Komente

Barcelona mbrëmë u mposht me rezultat 4-3 në Vicente Calderon nga Atletico Madrid, duke ngushtuar epërsinë ndaj Realit në vetëm katër pikë.
Barcelona së pari udhëhoqi 2-0, pastaj 3-2, por Atletico Madrid shënoi fitore falë dy sulmuesve Diego Forlan dhe Sergio Aguero. “Kemi humbur një ndeshje mjaft emocionuese. Duhet t’ia uroj fitoren Atleticos. Kur një ekip dominon në posedim të topit, duhet të jetë më i fortë. Atletico luajti futboll shumë direkt dhe na shkaktoi probleme”, ka thënë Guardiola. “Ndeshja ishte tipike Aletico Madrid-Barcelona. Epërsia jonë në krye të tabelës është ngushtuar në tri javët e fundit, por ende ka tre muaj të sezonit. Do ta rrisim atë sërish”, ka shtuar Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...