Guardiola i pakënaqur me spekulimet e mediave
Menaxheri i Barcelonës, Pep Guardiola, është i pakënaqur me mediat lokale të cilat aq shpesh përmendin largimet e lojtarëve sulmues të klubit në fund të sezonit.
“Samuel Eto'o nuk meriton aq shumë spekulime për largimin e tij. Gjatë sezonit po ashtu kam lexuar për nënshkrime me sulmues, ose se Frank Ribery tashmë është i joni”, ka thënë Guardiola. “Mund ta kuptoj këtë kur ekipi dështon, por nuk e di se pse kjo ndodh për momentin. Eto'o nuk e meriton këtë. E ardhmja e tij do të vendoset në kohën e duhur”, ka shtuar trajneri spanjoll.
Category: Futboll
0 Komente