Hiddink: Duhet t’i mposhtim më të fortit

dardanmiftari | Friday, March 20, 2009 | 0 Komente

Chelsea do të ndeshet sërish me Liverpoolin në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri i Bluve, Guus Hiddink, thotë se nëse dëshirojnë ta fitojnë trofeun, ata duhet t’i mposhtin më të fortit.
“Liga e Kampionëve bëhet gjithnjë e më emocionuese sa më afër fundit që është”. “Nuk është me rëndësi se me cilën skuadër dëshirojmë ne të luajmë, por është me rëndësi që t’i mposhtim më të fortit për të dalë fitues, pa marrë parasysh a është Liverpooli, Manchester Unitedi apo Barcelona”. “Më treguan se Chelsea dhe Liverpooli kanë pasur shumë duele në kuadër të kësaj gare vitet e fundit. Këto përballje e tërheqin vëmendjen botërore dhe kjo është e mirë për futbollin”, ka thënë holandezi për “Sky Sports News”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...