Laporta kërkon Unitedin në çerekfinale

dardanmiftari | Thursday, March 19, 2009 | 0 Komente

Sipas "El Mundo Deportivo", presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, dëshiron që për kundërshtar të radhës në Ligën e Kampionëve t’i ketë kampionët në fuqi të Manchester United.
Arsyeja që Laporta i dëshiron Djajtë e Kuq për kundërshtarë, është që t’iu hakmerret për eliminimin që ia shkaktuan sezonin e kaluar në gjysmëfinale. Gjithmonë sipas “El Mundo”, arsyeja tjetër që presidenti i Blaugranëve e dëshiron Unitedin është që t’i mbajë të përgatitur të zgjedhurit e Pep Guardiolas deri në fund të garës, pasi që po të ndesheshin kundër Villarrealit apo Portos, ata do të humbnin paksa në kualitet gjatë rrugës drejt finales. Përcaktimi i çerekfinalistëve dhe përzgjedhja për gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve, do të bëhet këtë të premte në Nyon të Zvicrës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...