Lippi kërkon fytyra të reja për Italinë
Mediat italiane njoftojnë se trajneri i përfaqësueses së Italisë, Marcelo Lippi, do të ftojë disa fytyra të reja për ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2010.
Fundjavën që vjen Azzurët do të jenë mysafirë të Malit të Zi, ndërsa disa ditë pas do të jenë nikoqir të Irlandës në Bari. Përzgjedhësi italian ka disa probleme për shkak të lëndimeve të Mauro Camoranesit, Simone Perrottas dhe Luca Tonit. Mësohet se sulmuesi i Sampdorias, Gianpaolo Pazzini, do ta marrë ftesën për të luajtur për kombëtaren e tij, ndërkohë që Antonio Cassano, sërish do të lihet jashtë. Emra tjerë të rinj që përmenden nga mediat janë Salvatore Bocchetti i Genoas dhe Marco Motta i Romës. Po ashtu për një vend në përfaqësuese janë konkurrues edhe Matteo Brighi (Roma) dhe Pasquale Foggia (Lazio).
Category: Futboll
0 Komente