Liverpooli ruan hapin

dardanmiftari | Wednesday, March 04, 2009 | 0 Komente

Liverpooli iu është rikthyer fitoreve pas dështimit të vikendit, duke mposhtur Sunderlandin në Anfield me rezultat 2-0.
Mysafirët po thuajse kaluan në epërsi befasuese në minutën e katërt të ndeshjes. Por pjesa e parë megjithatë përfundoi pa gola. Pas një loje të mirë nga Steven Gerrard, topi gjeti sulmuesin francez David N'Gog, goditja e të cilit përfundoi në portën kundërshtare duke thyer rezultatin në Anfield, pas 52 minutash lojë. Goli ishte i pari në Premierligë për N’Gog. Pas golit të parë Liverpooli mori timonin dhe dyfishoi epërsinë pas 65-tash lojë me anë të Yossi Benayoun, me të cilin rezultat, 2-0, edhe përfundoi ndeshja. Rezultati e mban Liverpoolin në pozitën e tretë me pikë të barabarta me Chelsean, dhe katër më pak se lideri Manchester United, që megjithatë ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...