Mourinho: Giggs lojtari më i madh në historinë e Premierligës

dardanmiftari | Sunday, March 01, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, mendon se Ryan Giggs i Manchester United, është pa dyshim lojtari më i mirë që ndonjëherë ka pasur Premierliga.

35-vjeçari nga Uellsi luan në ekipin e parë të Djajve të Kuq që nga mosha 17-vjeçare, dhe ka të fituar 10 tituj të Premierligës dhe dy të Ligës së Kampionëve me fanellën e Manchesterit. Ai ka edhe më së shumti ndeshje të zhvilluara në historinë e klubit.

“Çfarë mund të thuhet për një futbollist me 10 tituj të fituar në Premierligë? Dëshmi janë medaljet dhe ndoshta flasim për futbollistin më të madh në histori të Premierligës”, ka thënë Mourinho.

“Nuk ka ndonjë futbollist tjetër në historinë e këtij kampionati i cili i ka dhënë aq shumë një klubi sa Giggs i ka dhënë Manchester United”, shton mes tjerash Mourinho.

Ndeshja e parë mes Interit dhe Manchester United e zhvilluar në Giuseppe Meazza përfundoi me barazim pa gola, ndërsa ndeshja e kthimit është pas 10 ditësh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...