NBA: Pierce ndihmon Celtics të marrin kreun

dardanmiftari | Saturday, March 07, 2009 | 0 Komente

Paul Pierce ka shënuar 29 pikë dhe nëntë asistime derisa Boston Celtics ka marrë kreun e Konferencës Lindëre të NBA-së falë fitores 105-94 në shtëpi ndaj Cleveland Cavaliers.
Duke luajtur pa të lënduarin Kevin Garnett për të shtatën ndeshje radhazi, Celtics i bënë ballë njëshit të kundërshtarëve, LeBron James, i cili shënoi 21 pikë këtë ndeshje, me vetëm 5 goditje të sakta nga 15 tentimet nga loja. Mo Wlliams kryesoi tek Cleveland me 26 pikë. Leon Powe shënoi pikët më të larta të sezonit, 20, dhe kontribuoi me 11 kërcime, derisa Ray Allen shënoi 17 pikë për Boston Celtics, që tash kanë 49 fitore, kundër 14 humbjeve këtë sezon. Cavaliers, pavarësisht humbjes dhe humbjes së kreut, edhe më tej kanë përqindjen më të mirë, 48 fitore dhe 13 humbje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...