NBA: Vazhdon mrekullia Cleveland Cavaliers

dardanmiftari | Monday, March 30, 2009 | 0 Komente

LeBron James ka shënuar 24 pikë dhe ka kontribuar edhe me 12 asistime, për të udhëhequr ekipin e tij Cleveland Cavaliers të shënojë fitoren e 12-të radhazi, pas triumfit 102-74 ndaj Dallas Mavericks.
Maurice Williams shënoi 22 pikë për Cavaliers në ndeshjen e mbrëmshme, derisa te Dallas Mavericks më i saktë ishte gjermani Dirk Nowitzki me 20 pikë. Cavaliers ngrejë kështu rekordin e tyre në NBA në 12 fitore radhazi, që ishte edhe fitorja e 60-të kundrejt 13 humbjeve këtë sezon, i cili raport në shtëpi është 35-1. Clevelard, që kryeson Koferencën Lindore, tash është një ndeshje e gjysmë para Los Angeles Lakers, që ka 58 fitore dhe 14 humbje në krye të Konferencën Perëndimore. Humbja e vetme e Cleveland në shtëpi erdhi pikërisht nga Lakers.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...