Ramos:Jemi të gatshëm për përmbysjen e rezultatit

dardanmiftari | Monday, March 09, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Juande Ramos, ka deklaruar se skuadra e tij është e gatshme ta përmirësojë gabimin që bëri në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve në Bernabeu, kur u mposht nga Liverpooli me rezultat prej 1-0.
“Të gjithë janë maksimalisht të motivuar dhe ne do ta konsiderojmë këtë ndeshje si një finale”. “Lojtarët janë të etshëm për ta përmirësuar gabimin e ndeshjes së parë në Bernabeu dhe ne do të mundohemi me të gjithë fuqinë tonë që të sigurojnë një kualifikim në çerekfinale për t’i gëzuar tifozët tanë”. “Të gjitha mundësitë dhe opsionet do të jenë në fushë. Ndoshta jemi në disavantazh, mirëpo dëshira jonë është e madhe dhe mund të arrijmë gjithçka”, është shprehur Ramos për programin “El Larguero”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...