Reali përgatit 70 milionë euro për Kaka

dardanmiftari | Friday, March 20, 2009 | 0 Komente

Edhe pse ka deklaruar vazhdimisht se është i lumtur te skuadra e tij, superylli i Milanit Leite Kaka është vazhdimisht shënjestra kryesore e shumë skuadrave evropiane, të cilat ofrojnë para të mëdha për të siguruar shërbimet e tij.
Lajmet më të reja vijnë nga Spanja, sipas të cilave Real Madridi është gati të bëjë një ofertë shumëmilionëshe për ta transferuar brazilianin në Bernabeu. Sipas “Sport”, pretendenti kryesor për president të Los Blancos, Florentino Perez, është duke përgatitur 70 milionë euro për ta rrëmbyer brazilianin nga San Siro, si dhe do t’i ofrojë një pagë që ka vlerën 12 milionë euro për sezon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...