Redknapp lavdëron mesfushorin Modric

dardanmiftari | Sunday, March 22, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka qenë plot në lëvdata për Luka Modric, i cili ishte autor i golit të vetëm në fitoren ndaj Chelseat.
“Ai është i veçantë dhe ka aftësi të mrekullueshme. Ai nuk është person i lehtë, ai mund të jetë fizikisht i fuqishëm. Ai mund të përzihet me të mëdhenjtë dhe është një lojtar i klasit”, ka thënë Redknapp. Tottenham tash është tre pikë larg vendit të shtatë, që dërgon në Evropë, dhe Redknapp shprehet optimist se do të mund të arrijë synimin. “Ne kemi nxjerrë 18 pikë nga nëntë ndeshje, që do të thotë se luajmë mirë”, ka shtuar trajneri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...