Van Persie: Arsenali mund të shpallet kampion

dardanmiftari | Monday, March 23, 2009 | 0 Komente

Arsenali gjendet dhjetë pikë prapa liderit të tabelës në Premier League, Manchester United, ndërsa Robin van Persie mendon se Topçinjtë kanë shanse të shpallen kampionë këtë sezon.
“Mendoj se duhet të mendojmë pozitivisht. Jemi duke treguar formë të mirë dhe secilën ndeshje po japim diçka më shumë. Kjo do të thotë se mund të krijojmë presion në secilën ndeshje dhe secilën javë”. “Kjo skuadër ka karakter dhe është e vendosur ta tregojë atë deri në fund të sezonit, sepse ne mund të fitojmë shumëçka këtë sezon”, është cituar Van Persie nga “Setanta Sports”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...