Ballack: Chelsea kërkon vendin e dytë

dardanmiftari | Wednesday, April 22, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, thotë se skuadra planifikon ta përfundojë Kampionatin në vendin e dytë në tabelë.
Blutë aktualisht pozicionohen në vendin e tretë me katër pikë më pak se Liverpoli dhe Manchester Unitedi, të cilët mbajnë dy pozitat e para, ndërsa fitorja eventuale kundër Evertonit në ndeshjen e të mërkurës mbrëma do t’i shihte ata me vetëm një pikë prapa Liverpoolit. “Ne do të provojmë gjithçka për t’i fituar ndeshjet e mbetura kampionale dhe vendi i dytë është pikërisht çfarë po kërkojmë”. “Ne kemi dëshmuar se do të jemi të përqendruar në Ligë deri në fund të sezonit. Dy skuadrat tjera kanë pasur fat, mirëpo fati ka rëndësi të madhe në sukses”, ka thënë gjermani për “Evening Standard”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...