Beckhami porosit Ancelottin ta injorojë Chelsean

dardanmiftari | Monday, April 20, 2009 | 0 Komente

Mesfushori anglez David Beckham, pas fitores së mbrëmshme prej 5-1 ndaj Torinos, ka kërkuar nga trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, të qëndrojë me klubin italian.
“Shpresoj që ai të qëndrojë, pasi është i duhuri për të drejtuar këtë ekip. Për mua ai është një prej trajnerëve më të mirë me të cilët kam punuar dhe kudo që shkon ai do të jetë i suksesshëm për shkak vetë personalitetit dhe profesionalizmit. Ai kujdeset shumë për ndeshjen”, ka thënë Beckham për Sky Italia.Mesfushori, i cili është i huazuar nga Los Angeles Galaxy, krijoi dy nga tre golat e shënuar nga Pippo Inzaghi dhe ka thënë fjalë të mira edhe për sulmuesin italian. “Çdokush e di se ai është në prej golashënuesve më të mirë dhe gjithmonë do të shënojë gola. Ju e dërgoni topin në vendin e duhur dhe ai shënon”, ka shtuar anglezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...