Cannavaro do të kthehet te Juventus?

dardanmiftari | Sunday, April 19, 2009 | 0 Komente

Njoftohet se mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, do të kthehet te ish-skuadra e tij, Juventus, gjatë afatit kalimtar veror, me ç’rast do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Edhe pse ky lajm nuk është konfirmuar nga asnjëra skuadër, këtë e kanë bërë të njohur mediat më të mëdha italiane, “Sky Sport 24”, “Tuttosport”, “Datasport” dhe “Goal.com Italia”, të cilat pohojnë se marrëveshja është bërë të shtunën mbrëma pas ndeshjes kundër Recreativos. Kontrata e mbrojtësit italian me Mbretërit skadon këtë verë, ndërsa pritet kalimi i tij te Bianconerët ku qëndroi gjatë sezoneve 2004-2006.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...