Carrick kërkon qëndrimin e Tevez

dardanmiftari | Friday, April 24, 2009 | 0 Komente

Michael Carrick ka kërkuar nga bashkëlojtari i tij te Manchester Unitedi, Carlos Tevez, që të mos largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni.
“Ne dëshirojmë që ai të qëndrojë. Carlos është një lojtar klasi. Ai ka shënuar disa gola shumë të rëndësishëm për skuadrën në vitet e fundit”. “Ne kemi një skuadër të klasit botëror, kemi lojtarët të klasit botëror dhe Carlos është njëri nga ata”. “Ne dëshirojmë që të përparojmë vazhdimisht si skuadër dhe si ekip, prandaj dëshirojmë t’i mbajmë lojtarët më të mirë këtu”, është cituar Carrick nga “The Sun”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...