Del Piero: Vendi i dytë nuk mjafton

dardanmiftari | Wednesday, April 22, 2009 | 0 Komente

Juventusi gjendet në vendin e tretë në Serie A me pikë të barabarta me Milanin, ndërsa kapiteni Alessandro Del Piero thotë se lufta për pozitën e dytë nuk është diçka që i shkon përshtat Zonjës së Vjetër, prandaj bardhezinjtë duhet ta përmirësojnë nivelin e lojës, që në sezonin e ardhshëm të luftojnë për trofe.
“Nuk është problemi që të sjellësh në skuadër dy ose tre lojtarë të mirë dhe gjërat do të ndryshojnë. Ekzistojnë edhe shumë faktorë të tjerë, të cilët janë pengesë për të arritur sukses”. “Megjithatë, faji kryesor sërish mbetet te ne. Gabimet në mbrojtje dhe në sulm, na kanë parandaluar të tregojmë më të mirën. Këto elemente duhet t’i përmirësojmë në të ardhmen, sepse nuk dëshiroj të pozicionohem më në vendin e dytë ose të tretin”, ka thënë ikona e Juves për “Tuttosport”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...