Diarra: Nga Wengeri nuk mësova asgjë

dardanmiftari | Friday, April 10, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Lassana Diarra, e ka sulmuar trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, dhe thotë se nuk ka mësuar asgjë nga strategu francez.
Diarra kaloi nga Chelsea në radhët e Arsenalit në vitin 2007 me qëllim që të fitojë një minutash më të madh, por nën drejtimin e Wengerit ai luajti dy herë më pak ndeshje se në Chelsea dhe i pakënaqur u largua në fund të sezonit në drejtim të Portsmouthit.Pas një viti të kaluar atje dhe paraqitjeve të mira, në afatin e fundit kalimtar u transferua në Santiago Bernabeu, ku tash është një ndër shtyllat më të rëndësishme të ekipit të Juande Ramos.“Çfarë kam mësuar nga Wenger? Asgjë! Nga Wenger nuk kam mësuar asgjë. Ai më mësoi vetëm të dyshoi në gjithçka. Kam një ndjenjë sikur kurrë nuk kam luajtur në Arsenal”, ka thënë Diarra.“Nëse nuk ma rikujtonit do të harroja. Është diçka e fshirë nga kujtesa ime. Kam luajtur vetëm 15 ndeshje dhe raporti me Wenger nuk ishte i mirë. E respektoj mënyrën e tij të stërvitjes, por më shumë kam mësuar nga Mourinho”.“Mourinho më ka mësuar si të luftoj. Kam folur me të duke e shikuar në sy. Nëse kishte probleme, i diskutonim. Wenger kurrë nuk ka folur me mua, deri në momentin kur i thash se do të largohem. Ai fliste me tjerët, por jo edhe me mua”, ka shtuar Diarra.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...