Eriksson dëshiron të rikthehet në Premierligë
Agjenti i trajnerit të shkarkuar të Meksikës, Sven Goran Eriksson, thotë se klienti i tij është i interesuar për rikthim në Premierligë.
Suedezi 61-vjeçar e humbi pozitën e menaxherit të kombëtares së Meksikës, pas humbjes prej 3-1 në udhëtimin tek Honduras në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2010. “Unë vet kurrë nuk kam dashur që ai ta pranojë atë detyrë. E dija dhe isha i paralajmëruar se bëhet fjalë për një shtëpi të mbushur me politikanë (Federata e Meksikës)”, ka thënë agjenti i Eriksson. “Ai dëshiron sërish të punojë në Angli, këtë e di me siguri. Unë do t’i thosha po, zgjidhjes së parë do t’i ofrohet nga Premierliga, ku ai ka çka të sfidojë”, ka shtuar agjenti.
Category: Futboll
0 Komente