Evertoni eliminon Unitedin

dardanmiftari | Sunday, April 19, 2009 | 0 Komente

Skuadra e Evertonit ka siguruar finalen e Kupës FA, pasi i ka eliminuar Kampionët e Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve, Manchester United.
Takimi zhvilluar të dielën në Wembley, ndërmjet Manchester Unitedit dhe Evertonit, përfundoi pa gola edhe pas vazhdimeve, ndërsa fituesin është dashur ta vendosin penalltitë. Pas ekzekutimit të njëmbëdhjetëmetërshave, skuadra e dytë nga Liverpuli doli më e suksesshme duke siguruar finalen e Kupës FA ku do të përballet me Chelsean. Nga pika e bardhë për Djajtë e Kuq dështuan Dimitar Berbatov dhe Rio Ferdinand, ndërsa për Evertonin nuk shënoi vetëm Tim Cahill.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...