Ferguson: Paguam çmimin për ndeshjen ndaj Villas

dardanmiftari | Wednesday, April 08, 2009 | 0 Komente

Sir Alex Ferguson pranon se Manchester United kundër Portos e pagoi çmimin për shkak të pranimit të luajë me Aston Villan 48 orë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve.
Ferguson pati mundësinë që ndeshjen kundër Aston Villas ta zhvillojë të shtunën, por me ndeshjet ndërkombëtare në mendje, vendosi ta ndryshojë ditën dhe të luajë të dielën.“Treguam lodhje për shkak se rrezikuan në ndeshjen e kaluar, për të cilën unë zgjodha që të luhet të dielën, që nuk ishte e qëlluar. Por u përballëm me një situatë të caktuar dhe e zgjodhëm opsionin më të mirë duke menduar se përballja evropiane do ta ngrit nivelin e adrenalinës”, ka thënë Ferguson për “The Guardian”.“Për shkak të shumë lojtarëve që ishin në detyrë me kombëtaret e tyre, në Bolivi, Rio de Janeiro dhe Kore, mendova se më mirë ishte që ndeshja të zhvillohej të dielën”, shton trajneri i penduar skocez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...