Ferguson: Ronaldo ka rënë prej forme

dardanmiftari | Sunday, April 12, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka njoftuar se ai ka biseduar me Cristiano Ronaldon për formën e dobët që ka shfaqur së fundmi.
“Sunday Mirror” pohon se Fergusonit i ka përfunduar durimi për angazhimin e dobët të portugezit edhe në ndeshje edhe në stërvitje. Spekulimet vazhdojnë ta lidhin Lojtarin më të mirë në botë për vitin 2008, me një transferim të mundshëm te Real Madridi këtë verë, dhe kjo është arsyeja kryesorë e mos përkushtimit të Ronaldos ndaj Djajve të Kuq, të cilët janë në një pozitë ku rrezikohen të eliminohen nga Liga e Kampionëve, si edhe janë në presion të vazhdueshëm nga Liverpooli në Ligën Premier.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...