FIA ndëshkon McLarenin

dardanmiftari | Wednesday, April 29, 2009 | 0 Komente

McLaren Mercedes merr një ndëshkim të kushtëzuar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit në lidhje me mashtrimin gjatë garës se Australisë.
Skuadra anglo-gjermane ka marrë një pezullim prej tri garash por që për momentin nuk do të jetë operativ. Sipas vendimit të dhënë nga FIA në mbledhjen e jashtëzakonshme të zhvilluar në Paris, dënimi do të aplikohet vetëm nëse mblidhen fakte të reja në lidhje me këtë çështje ose në rast se gjatë 12 muajve shihen përsëritje të këtij veprimi nga McLaren. Gjatë Çmimit të Madh të Australisë, Hamilton dhe një prej drejtuesve të McLaren, Dave Ryan gënjyen komisarët e pistës në lidhje me parakalimin e Trullit nën regjimin e makinës së sigurisë, veprim që solli skualifikimin e pilotit italian të Toyotas. Edhe para garës së Malajzisë kur u pyeten sërish drejtuesit e skuadrës McLaren dhe piloti i saj britanik të cilët sërish nuk e pranuan se kishin gënjyer por pak ditë përpara mbledhjes së Këshillit Botëror në Paris, Martin Whitmarsh i dërgoi një letër FIA-s ku i kërkonte falje për atë që kishte ndodhur.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...