Gerrard përgjithmonë te Liverpooli

dardanmiftari | Friday, April 03, 2009 | 0 Komente

Simboli i Liverpoolit, Steven Gerrard, është pajtuar që ta vazhdojë kontratën me klubin e tij të zemrës, përkundër spekulimeve se ai kërkohet me ngulm nga Real Madridi.
“Kapiteni i Liverpoolit, të cilit i kanë mbetur edhe dy vite në marrëveshjen aktuale, së shpejti do të nënshkruajë një kontratë të re, e cila do ta mbajë atë në Anfield së paku deri në vitin 2013”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit. Këto janë lajme shumë të mira për trajnerin Rafael Benitez, i cili ka shtuar: “Këto janë lajme fantastike për klubin. Steven edhe njëherë ka dëshmuar përkushtimin e tij për skuadrën dhe marrëveshja është arritur shumë lehtë. Ne ia ofruam vetëm opsionin e parë dhe ai tha ‘PO’. Ai dëshiron ta mbyllë karrierën këtu”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...