Hiddink: Ndihmova Wengerin të nënshkruajë me Arshavin

dardanmiftari | Wednesday, April 01, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, ka zbuluar se ai kishte luajtur një rol kyç në transferimin e Andrey Arshavin tek Arsenali.
Në janar, ai bindi tajerin e topçinjve Arsene Wenger se Arshavin do të jetë sukses në Premierligë, dhe francezi transferoi rusin për 15 milionë funte nga Zenit St Petersburg. “Unë dhe Wenger jemi njohur nga takimet e mëhershme, kur Arsenali ka luajtur kundër ekipit tim PSV në Ligën e Kampionëve. Dhe ai më kontaktoi për të më pyetur më shumë për Andrey si person”, ka thënë Hiddink për Daily Mail. “Wenger dëshironte të dinte opinionin tim, nëse Arshavin do të përshtatej me strukturën e re. Sigurisht që ishte vendimi i Wenger, por unë mbase kam ndihmuar që ai të marrë vendimin”, ka shtuar holandezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...