Kaka dëshiron të jetë kapiten i Milanit

dardanmiftari | Tuesday, April 21, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Milanit, Leite Kaka, edhe një herë ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar me klubin italian duke thënë se ka dëshirë ta mbajë shiritin e kapitenit të klubit.
Braziliani 26-vjeçar në janar për pak sa nuk u largua nga Italia për në Manchester City, por në fund vendosi të qëndrojë në Milan. Së fundi spekulohet për një kalim të tij në Real Madrid.“Tashmë kam thënë dhe kam dëshmuar se jam besnik ndaj këtij klubi, andaj nuk ka nevojë asgjë tjetër të shtohet. Vërtet jam i lumtur për qëndrimin në San Siro dhe jam i kënaqur nga përkrahja që kam”, ka thënë Kaka.“I thash jo ofertës së Manchester Cityt pasi mendoj se do të kem më shumë sukses në radhët e Milanit. Që kur kam fituar aq shumë nga rosonerët, ishte e pashmangshme për mua të qëndroj”.“Kur Paolo Maldini të pensionohet, besoj se kapiteni i ardhshëm duhet të jetë ose Massimo Ambrosini ose Gennaro Gattuso. Sigurisht se një ditë edhe unë do doja ta mbaj shiritin e kapitenit”, ka shtuar braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...