Kaka kërkon €12m në sezon nga Reali

dardanmiftari | Wednesday, April 08, 2009 | 0 Komente

Dy ditët e fundit po qarkullojnë një numë ri madh spekulimesh në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje paraprake ndërmjet superyllit të Milanit, Ricardo Kaka, dhe pretendentit kryesor për ta fituar presidencën te Real Madridi, Florentino Perez.
E përditshmja spanjolle “Marca” madje ka shkuar aq larg, saqë në numrin e të martës e ka nxjerrë një foto-montim të Kaka me fanellën numër 5, cilën e ka bartur legjenda franceze Zinedine Zidane. Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka reaguar duke thënë se super-Kaka nuk është në shitje, mirëpo “AS” njofton se kaka dhe përfaqësuesit e tij tashmë i kanë bërë të ditura kërkesat e ish-futbollistit më të mirë në botë Kaka kërkon 12 milionë euro bruto për sezon, ose nëntë milion neto, që do të thotë afër tre milionë më shumë sesa paga neto e tij te Milani (6.2 milionë). “AS” po ashtu njofton se Perez i ka ofruar Milanit 60 milionë euro për brazilianin, ndërsa Rossonerët kërkojnë 85 milionë, derisa pritet që të caktohet një vlerë e mesme prej 70 milionë eurosh, me ç’rast Kaka do ta vishte fanellën e Los Blancos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...