Katanec në postin trajnerit të Kombëtares?

dardanmiftari | Sunday, April 19, 2009 | 0 Komente

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që brenda dy javësh ta zgjedh trajnerin e ri të Kombëtares. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka zhvilluar mbledhjen e parë pas largimit të Arie Haan, për të diskutuar në lidhje me trajnerin e ri të ekipit kombëtar.
Alternativat për zëvendësimin e holandezit janë të shumta dhe në listë janë 20 emra pretendentë për stolin e Përfaqësueses kuqezi. Mirëpo mediat shqiptare njoftojnë se më i favorizuar nga lista e ngushtë është ish-trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Srecko Katanec, i cili ditë më parë dha dorëheqje nga drejtimi i vendit fqinj.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...