Kupa UEFA: Werder dhe Hamburg fitojnë me rezultat të njëjtë

dardanmiftari | Friday, April 10, 2009 | 0 Komente

Pas turpërimit të djeshëm të Bayernit, dy ekipet tjera gjermane që garojnë në Evropë, Hamburgu dhe Werder Bremeni, ia kanë zbardhur fytyrën Bundesligës, duke shënuar fitore ndaj Manchester Cityt, respektivisht Udineses.

Diego i jep fitoren Werderit

Diego ka shënuar dy gola, nga një në secilën pjesë (34’ dhe 67’), ndërsa një tjetër Hugo Almeida (69’), për të ndihmuar Werderin të shënojë fitore në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës UEFA përballë ekipit të vetëm italian në garat evropiane, Udineses. Të vetmin gol për italianët e shënoi Fabio Quagliarella në minutën e 87-të të ndeshjes, që mund të jetë një pikë shprese për Udinesen për ndeshjen e kthimit, që zhvillohet të enjten e ardhshme.

Hamburg rikthen rezultatin përballë Cityt

Ekipi tjetër gjerman në Kupën UEFA, Hamburgu, po ashtu ka shënuar fitore me të njëjtin rezultat, 3-1, duke mposhtur në fushë vendore Manchester Cityn. Mysafirët anglezë kaluan të parët në epërsi, pas vetëm 35 sekondash, kur një top i gjatë i Robinhos gjeti Stephen Ireland
Por gjermanët rikthyen rezultatin, së pari duke barazuar në minutën e nëntë me anë të Trochowski, dhe pastaj për të shënuar edhe dy gola të tjerë në pjesë të dytë. Autori i golit të parë, Trochowki shënoi edhe golin e parë të avantazhit për gjermanit, kësaj here nga penaltia (63’), ndërsa rezultatin e vulosi Guerrero, 11 minuta para fundit të ndeshjes.

Francezët dështojnë përballë ukrainasve

Marseille i Lorik Canës ka humbur me rezultat 2-0 në fushë të Shakhtar Donetsk, derisa PSG ka nxjerrë barazim pa gola në fushë të vet përballë Dinamos së Kievit.
Ekipet franceze në anën tjetër, Olimpique Marseille dhe Paris Saint Germain, kanë dështuar përballë atyre ukrainase, Shakhtar Donetsk dhe Dinamo Kiev.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...