Lampard: Barca skuadra më e mirë në Evropë

dardanmiftari | Monday, April 20, 2009 | 0 Komente

Frank Lampard beson se Chelsea do të përballet me skuadrën më të fortë ne Evropë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
“Barcelona është skuadra më e mirë ne Evropë tani për tani. Së paku janë skuadra e cila gjendet në formën më të mirë për momentin”. “Është ëndërr e secilit futbollist për të luajtur në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës në Camp Nou. Atje është gjithçka magjike, një atmosferë fantastike. Po ashtu edhe vetë skuadra ofron atë që dëshirojnë tifozët”. Para dy vitesh Lampard ishte shumë afër kalimit te Blaugranët, mirëpo ai nuk është penduar aspak që qëndroi me Blutë. “Jo, nuk pendohem. Qëndrova te Chelsea dhe jam shumë i lumtur për këtë vendim”, ka thënë mesfushori anglez për “El Mundo”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...