NBA: Boston mposht Chicagon në kohën shtesë

dardanmiftari | Wednesday, April 29, 2009 | 0 Komente

Chicago Bulls dhe Boston Celtics kishin nevojë edhe një herë për kohë shtesë për të vendosur fituesin e ndeshjes, dhe këtë herë ishin kampionët.
Paul Pierce ka bërë tre gjuajtje të njëpasnjëshme në minutat vendimtare për të ndihmuar Celtics të mposhtin Bulls me rezultat 106-104 dhe për të marrë avantazhin prej 3-2 në serinë e ndeshjeve të rundit të parë të play-offit në Konferencën Lindore.Kjo ishte hera e tretë në pesë ndeshjet që ekipet shkonin në kohë shtesë. Rajon Rondo shënoi 28 pikë, 11 asistime dhe tetë kërcime, dhe Kendrick Perkins 16 pikë, 19 kërcime dhe shtatë bllokime për fituesit e ndeshjes.Ben Gordon shënoi 26 pikë dhe Joakim Noah 11 pikë dhe 17 kërcime për Chicagon. Ndeshja e gjashtë do të luhet të enjten në fushë të Bulls.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...