NBA: Fitojnë Lakers dhe Mavericks

dardanmiftari | Sunday, April 26, 2009 | 0 Komente

Dallas Mavericks befasues dhe lideri i Perëndimit, Los Angeles Lakers, që të dy i janë afruar në vetëm një ndeshje triumfit në rundin e parë të play-offit, pasi shënuan fitore në takimet e katërta me rivalët e tyre.
Mavericks i bënë ballë ‘sulmit’ të Tony Parker që shënoi 43 pikë për San Antonio Spurs, për të fituar 99-90, derisa Lakers mposhtën Utah Jazz me rezultat 108-94 me Kobe Bryant që shënoi 38 pikë.Që të dyja ekipet tash udhëheqin me 3-1 dhe mund të kualifikohen për në rundin e dytë në ndeshjet e radhës, të cilën Lakers e zhvillojnë të hënën në shtëpi, ndërsa Mavericks të martën në San Antonio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...