Real Madrid do të përpiqet të transferojë Ronaldinhon?!

dardanmiftari | Sunday, April 05, 2009 | 0 Komente

Tregimi mbi Ronaldinhon ka marrë edhe një kahe tjetër dramatike, me Real Madridin që raportohet se do të futet në garë për të nënshkruar me brazilianin.
Është e qartë se ish-lojtari më i mirë në botë është i pakënaqur në Itali, gjë që u pa edhe nga komentet e tij derisa ishte në detyrë me kombëtaren e Brazilit. Sipas Sport, burimet e afërta me vëllain dhe agjentin e Ronaldinhos, Roberto de Assis, kanë konfirmuar se dëshiron të ndryshojë vendin, duke kërkuar një klub me një imazh të ngjashëm. Manchester City vazhdon të përmenden si një destinacion i ardhshëm i lojtarit, por duket se lojtari nuk e dëshiron edhe aq këtë klub. Me Florentino Perez që pritet të marrë drejtimin e Realit, Ronaldinho mund të ketë rast të rikthehet në Spanjë. Perez ishte ai që kishte sjellë në Real edhe emra të tjerë që kishin luajtur në Barcelona, si Luis Figon dhe Ronaldon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...