Reali i bindur se do të marrë Rolandon për 75 milionë funte

dardanmiftari | Saturday, April 04, 2009 | 0 Komente

Real Madrid është i bindur se do të mund të nënshkruajë me yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, në fund të sezonit, për një shumë prej 75 milionë funtesh.
Daily Mail thotë se klubi spanjoll është i sigurt se do të mund të sigurojë marrëveshje me lojtarin dhe me kampionin e Anglisë, Evropës dhe Botës. Drejtuesit e Madridit kanë propozuar një marrëveshje të vlefshme 75 milionë funte, e cila shpresojnë të pranohet nga klubi dhe lojtari. Përfaqësues të lojtarit raportohet se kanë zhvilluar bisedime të vazhdueshme me ata të Madridit, duke ua bërë të qartë se Ronaldo nuk ka synim të mbetet në Manchester pas fundit të këtij sezoni. Edhe më herët gjatë sezonit u raportua se Ronaldo tashmë kishte arritur marrëveshje me Realin, gjë e cila ka bërë që ai gjatë gjithë kësaj kohe të mos flasë për “ëndrrën” e tij të luajë tek klubi spanjoll.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...