Rossi e quan paraqitjen e Lazios ‘turpëruese’

dardanmiftari | Monday, April 06, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Lazios, Delio Rossi, e ka përshkruar humbjen e djeshme të ekipit të tij ndaj Sienës, si ‘turpëruese’
“Kemi luajtur keq në të dyja, pjesën e parë dhe të dytë. Duhet ta marrim përgjegjësinë. Ishte e tmerrshme dhe ne kërkojmë falje nga të gjithë”, ka thënë Rossi.“Tash kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, mbi të gjitha për fansat tanë, dhe kemi zgjedhur mënyrën më të keqe të përgatitemi për të”.“Në derbi do të shohim një përpjekje tjetër. Kërkojmë falje për këtë paraqitje të turpshme dhe marr përgjegjësinë e plotë si përgjegjës i ekipit”, ka shtuar trajneri italian.Të shtunën Lazio do të jetë nikoqir i derbit të kryeqytetit italian përballë Romës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...