Rossi: Fitorja nuk e siguron të ardhmen time

dardanmiftari | Thursday, April 23, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Lazios, Delio Rossi, refuzon të pranojë se fitorja e mbrëmshme ndaj Juventusit dhe kualifikimi për në gjysmëfinale të kupës së Italisë, i kanë siguruar atij të ardhmen tek klubi romak.
“Tashmë kam thënë se puna e një trajneri nuk duhet vlerësuar me një ndeshje të vetme ose një grup ndeshjesh. Nuk jam një alkimist”, ka thënë Rossi, kontrata e të cilit skadon në muajin qershor.“Klubi ka të drejtë të vlerësojë taktikën bazuar në atë që është arritur dhe në atë se çfarë dëshiron të arrihet. Do të flas për të ardhmen time më vonë. Tash është koha ta gëzojmë këtë fitore”, ka shtuar Rossi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...