Shearer menaxheri i ri i Newccastlet

dardanmiftari | Wednesday, April 01, 2009 | 0 Komente

Ish-kapiteni i kombëtares angleze Alan Shearer pritet që sot të caktohet si menaxheri i ri i Newcastle United, të cilin ekip do ta menaxhojë për pjesën e mbetur të sezonit.
Siç kanë raportuar Sky Sports News dhe BBC, Shearer, 38-vjeçar, i cili ka punuar si ekspert televiziv në BBC, do të marrë detyrën e trajnerit të Newcastlet nga ushtruesi i saj Chris Hughton, i cili pasoi ish-menaxherin Joe Kinnear. Një burim ka thënë për Reuters se Shearer do të mbajë një konferencë shtypi gjatë të enjtes dhe se klubi nuk do të bëjë komente të tjera. Newcastle aktualisht është në pozitën e tretë nga fundi në Premierligë dhe rrezikon të eliminohet nga kjo ligë që kur ishte futur në garën më të mirë të futbollit në Angli, në vitin 1993. Klubi tashmë ka pasur tre menaxherë këtë sezon. Kevin Keegan u shkarkua në shtator, kur Hughton u kujdes për ekipin për tre javë. Kinnear më pastaj u caktua menaxher dhe drejtoi ekipin që nga shtatori deri në shkurt, kur u dërgua në spital për shkak të problemeve me zemër. Shearerit i ishte ofruar pozita e trajnerit edhe më herët, kur Keegan mori drejtimin e klubit në fillim të vitit 2008, por ai e kishte hedhur poshtë. Shearer luajti për Newcastlen nga viti 1996 deri në vitin 2006, kur shënoi 206 gola brenda 404 ndeshje, që është rekord i klubit. Ai kishte shënuar 30 gola në 63 paraqitje për kombëtaren angleze, para se të hiqte dorë nga futbolli ndërkombëtar në vitin 2000.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...